BROZDOVECI


BROZDOVECI
✤ Fshat në rrethin e Korçës, në P të qytetit. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat Karbanjoz-Lavdar e Misras-Mazreka, popullsia gjithsej 958. Këshilli NÇ në B. u ngrit në fillim të v. 1943. Koop. bujqësore u ngrit më 1986, mban emrin e Heroit të Popullit «Llazi Pul!uqi». Ka drejtim kryesor rritjen e deles dhe prodhimin e foragjereve. Në B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brozdoveci


[cite]