BRUÇAJ
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL) i vendosur në Malësinë e Sumës në L të malit Maranaj. Përfshihet në fshatin e bashkuar Grilë (shih). Emri i vjetër ka qenë Sumë. Me kërkesën e popullit Presidiumi i Kuvendit Popullor për të përjetësuar emrin e mësuesit të fshatit Ismet Sali Bruçaj (shih) Hero i Punës Socialiste, i dha më 1969 emrin e ri Bruçaj. Ka drejtim kryesor rritjen e bagëtisë së imët, mbjeHjen e misrit e të fasules dhe kultivimin e gëshmnjës. B. ka shkollë 8-vjeçare, ambulancë, vatër kulture, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bruçaj
[cite]