BRUCELOZA


BRUCELOZA
✤ (Brucellosis). Sëmundje infektive e kafshëve që u ngjitet edhe njerëzve, e njohur edhe me emrat «Ethja e Maltës» ose «Melitensis», që shkaktohet nga disa baktere të gjinisë Brucella me tre tipa kryesorë: B. abortus në gjedhë; B. melitensis në dhen e dhi dhe B. suis Danez në d.erra. Shenjat klinike janë: dështimi, artritet etj. Sëmundja përhapet nëpërmjet jashtëqitjes, ushqimeve e produkteve blegtorale të ndotura me brucela. Shkakton shumë dëme në ekonomi, është e rrezikshme për shëndetin e popullit dhe përhapet mjaft. Që në vitet e para pas Çlirimit u morën disa masa, të eilat morën trajtë të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave në 1956. Kafshët e sëimira veçohen e theren, kafshët e shëndosha vaksinohen me dy r.oj vaksinash: saponinë vaksina për bagëtitë e imëta dhe vaksina e zakonshme për gjedhin. Me zbatimin e të gjitha masave, B. është ulur shumë nga 2.6% në 1957 në 0,01% në 1977 për gjedhin dhe nga 1.2% në 0,03 për bagëtitë e imëta. Tek njerëzit është ulur rreth 12 herë më 1977 kundrejt -v. 1960. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit është bërë punë e gjerë për gjurmimin e sëmundjes dhe profilaksinë speeifike. Vaksinimi bëhet çdo vit në rreth 20% të bagëtive të imëta dhe në rreth 25% të gjedhit.

(Al. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bruceloza


[cite]