BUGJONI
✤ Fshat në rrethin e Pukës (V), në rrëzën L të malit të Shllumit, nga e majta e 1. Drin. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatin Kokëdodë, popullsia gjithsej 1308. Është fshat i lashtë, përmendet që nga shek. XVI (lagja Gralisht), në Rapsaj ka gjurmët e një kalaje të vjetër. Është çliruar në tetor 1944. B. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten dhe pemët frutore, bagëtitë e imëta. B. ka shkoilë 8-vjeçare, muze, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bugjoni


[cite]