BULETINI I SHKENCAVE ZOOTEKNIKE E VETERINARE


BULETINI I SHKENCAVE ZOOTEKNIKE E VETERINARE
✤ (1983). Revistë shkencore tremujore, organ i institucioneve kërkimore-shkencore clhe mësimore të bujqësisë, që doli më 1983 si vijim i Buletini i shkencave bujqësore (shih) me ndarjen e tij në dy buletine. Boton studime, artikuj e kumtesa për çështje të punës gj enetike e seleksionuese në blegtori, për të ushqyerit e riprodhimin e kafshëve, për luftimin e sëmuncljeve të ndryshme infektive, joinfektive e parazitare të kafshëve etj. Artikujt shoqërohen me përmbledhje të shkurtra anglisht e frëngjisht.

(Fa.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Buletini I Shkencave Zooteknike E Veterinare


[cite]