BULGARECI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP), në të djathtë të rrugës automobilistike Korçë-Maliq. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Lumalasit (shih). Këshilli NÇ është ngritur në tetor 1942, ndërsa në prill të këtij viti u formua eelula e PKSH dhe njësiti partizan. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në tetor 1948. B. përfshihet në koop. e bashkuar të Lumalasit. Më 1950 e 1960 është vizituar nga sh. Enver Hoxha. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxhar sheqerit e patates. Sektori i B. për arritjet e larta në 1980 është shpallur «Hero i Punës Socialiste». B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, kinema, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bulgareci
[cite]