BUSTI
✤ Vepër e skulpturës që paraqet kokën dhe pjesën e sipërme të trungut, Në Shqipëri B. më të hershme i përkasin shek. IV p.e.r. Janë pjesë të monumenteve që ngriheshin mbi varre (herme) dhe jepnin pamjen e idealizuar të personit. Njihen busti i Kalenit në Apoloni, i dy grave me emrin Mina, në Belsh, i një gruaje me veshje tipike ilire në Dimal. Të punuara pa model, në to ka përpjekje për të dhënë ndjenjën e dhimbjes përmes syve. të zmadhuar dhe tipareve të tërhequra. Tipi i hermit u përdor edhe në paraqitjen e perëndive, kryesisht Hermesit dhe Artemisit në kushtimet që u bëheshin. Përhapjen më të gjerë B. e njohu në shek. I-III e.r. veçanërisht në Apoloni, me portretet e qytetarëve të pasur dhe të perandorëve, të cilat dallohen për nivelin e lartë dhe origjinalitetin e tyre si rrjedhim i bashkimit të traditës klasike me karakterin realist të portretit bashkëkohës. Të tillë janë busti i Bilies (shek.II e.r.), i një oratori të panjohur, i Karakalës (196-217 e.r.). Gjatë mesjetës nuk krijohen B. Rifillojnë në Rilindjen Kombëtare, fundi i shek. XIX me B. e Skënderbeut dhe vazhdojnë me bustet realiste e me frymëzim romantik të figurave të shquara kombëtare të O. Paskalit (Skënderbeu 1939, Bajram Curri 1941 etj.).
Pas Çlirimit kjo gjini e skulpturës mori hov dhe gjatë periudhës së ndërtimit socialist u zgjerua ngritja e B, të figurave të shquara, e heronjve të popullit, e udhëheqësve të proletariatit ndërkombëtar etj, në parqe, sheshe, kënde rrugësh e pika të tjera të mjediseve të jashtme. Janë krijuar buste të figurave të shquara apo të përgjithshme, përfaqësuese të kategorive të ndryshme shoqërore për muzetë, sallat e institucioneve publike dhe mjediset e tjera të brendshme. B. zë vend të rëndësishëm në krijimtarinë e skulptorëve shqiptarë. Ndër B. më të shquara të realizmit socialist janë «Enver Hoxha» nga O. Paskali, «Qemal Stafa» nga J. Paço, «Tanush Topia» nga P. Çuli, etj. Gjithashtu krijohen radhë portretesh vetëm kokë, ndërmjet të cilëve shquajnë «Kar! Marksi» nga K. Rama, «Fan S. Noli» nga Th. Dhamo, etj. Portretet (B, ose kokë), të skulpturës së realizmit socialist i karakterizon P’ërgjithëshisht paraqitja e individualizuar e personit. tipizimi artistik realist, karakteri popullor, kompozimi dinamik, energjia e brendshme plasti£B, vështrimi largpamës dhe shprehja e frymëzuar patetike revolucionare.
(N. C.—A. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Busti