BUXHETI I SHTETIT SOCIALIST


BUXHETI I SHTETIT SOCIALIST
✤ Hallka kryesore e sistemit unik të financave, e cila përfshin atë sferë të marrëdhënieve financiare që lidhet me formimin me plan të fondit të centralizuar të mjeteve monetare në duar të shtetit nga shpërndarja e rishpërndarja e të ardhurave kombëtare që krijohen në sektorin socialist të ekonomisë, dhe me përdorimin e planifikuar të tij, pa kusht kthimi, për nevojat e zhvillimit të ekonomisë, të arsimit, kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes së vendit dhe të aparatit administrativ-drejtues, Në B, e Sh, S. përqendrohet pjesa më e madhe e akumulimeve monetare që krijohen nga puna për shoqërinë e punonjësve të sektorit socialist të ekonomisë.

B. i Sh. S. është edhe plani financiar kryesor i shtetit, ai lidhet me të gjitha llojet e planeve financiare që zbatohen në vendin tonë nga ndërmarrjet e sfërës prodhuese e joprodhuese, është i planifikuar, miratohet nga Kuvendi Popullor me ligj, është i balancuar, nuk njeh deficite dhe, si rregull, mbyllet me tepricë të ardhurash mbi shpenzimet. Nga pikëpamja e formës buxheti përbëhet nga dy pjesë: të ardhurat që sigurohen tërësisht nga ndërmarrjet e sektorit socialist të ekonomisë dhe shpenzimet që drejtohen sipas qëllimeve të parashikuara në planin unik të përgjithshëm shtetëror.

B, i Sh. S. është një mjet i rëndësishëm në duart e shtetit dhe luan një rol aktiv për drejtimin e planifikuar të ekonomisë dhe për zbatimin e politikës ekonomike të PPSH. Ai ka luajtur e luan rol të rëndësishëm për financimin e industrializimit socialist të vendit, për kolektivizimin e bujqësisë dhe intensifikimin e mëtejshëm të saj, për ndërtimin e bazës ekonomike të soeializmit dhe për financimin e ndërtimit të bazës materialo-teknike të tij. B. i Sh. S. nga përmbajtja dhe funksionet e tij ndryshon rrënjësisht nga buxhetet e shteteve borgjeze e revizioniste,

(S. Hi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Buxheti I Shtetit Socialist


[cite]