CEMI
✤ Lumë në skajin më VP të Alpeve Shqiptare. Ka gjatësi të përgjithshme 62.2 km dhe sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 368kmJ. Brenda territorit shtetëror të RPS të Shqipërisë ndodhen 238km2 të pellgut dhe 30.8km të gjatësisë së C., ndërsa pjesa tjetër në Jugosllavi. Formohet nga dy degë, që ndahen nga kurrizi malor Golish-Dubinë. C. i Selcës (dega V) nis në burimet e Koprishit dhe deri në Gropat e Selcës rrjedh nëpër flish. Pasi futet në gëlqerorët masivë të Golishit, merr tiparet e një kanioni me shpate të thikëta e pjerrësi të madhe, me shumë pragje. Dega J, C. i Vuklit, që fillon në burimin e Vuklit (në Llugë), pasi kalon në flish në pjesën e sipërme të rrjedhjes, futet në gëlqerorët e kurrizit malor të Golishit e Dubinës, ku formon një luginë të ngushtë, me shpate të pjerrëta (sidomos i djathti) dhe me pragje. Të dy degët bashkohen në Tamarë. C. merr drejtimin JP dhe kalon nëpër një luginë tipike në formë V-je, duke përshkuar gëlqerorët e Mizhdrakut e Kapë Zdrojës, dhe del nga territori i RPSSH, në afërsi të Grabomit. Në pjesën më të madhe të rrjedhjes C. kalon në gëlqerorë të karstëzuar gjatë të cilëve ka vende ku shpatet kanë formuar mure me lartësi 800-900m, me një reliev me bukuri të rrallë. Derdhet në lumin Moraça, që është afluent i liqenit të Shkodrës, C. ka prurje mesatare 25.5m!/sek, me ujëra të pastra, të pasura me trofta.
(R.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Cemi
[cite]