CERKOSPORA


CERKOSPORA
✤ Sëmundje e bimëve që shkaktohet nga kërpudha të gjinisë Cercospora, e cila prek organet mbitokësore kryesisht të perimeve, panxharit dhe pemëve frutore. Shfaqet tek gjethet në trajtë njollash të rrumbullakëta ose të stërgjatura ngjyrë hiri, të rrethuara me një rreth të kuqërremtë të çelur, në pjesën e poshtme të gjethes dallohet një shtresë ngjyrë hiri. Lloji më i njohur i C. në vend është pikalorja (C. beticola) që prek panxharin. Për luftimin e saj përdoren fungicide me bazë bakri.

(A.Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Cerkospora


[cite]