DAIAS—BARBASI


DAIAS—BARBASI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (JL) në të majtë të rrugës automobilistike për në Elbasan. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Fikas-Mangull, Gurrë, Hekal, Kryezi, Përcëllesh. Qeha-Shytaj, popullsia gjithsej 2730. Ka qenë bazë e Çetës së Dajtit. Këshilli NÇ u ngrit në prill 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në qershor 1959. Koop. e bashkuar mban emrin «11 Janari». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i qumështit dhe perimtaria. D. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Daias—Barbasi


[cite]