DAJLANET


DAJLANET
✤ Prita për të zënë peshkun që lëviz nga një rrjedhë uji për në det ose anasjelltas. Ndërtohen në lurnenjtë ose kanalet që lidhin detin me lagunat, gjolet e liqenet, në përshtatje me thellësinë e ujit, shpejtësinë e rrjedhjes e llojin e peshkut që zihet. Pjesë e pandarë e D. janë dhe pritat për zënien e ngjalës që vendosen pranë tyre. Në Shqipëri janë ngritur D. që në lashtësi. Ka dokumente të shkruara të shek. XV për D. e Shkodrës dhe llojet e peshkut që ziheshin këtu. Shumë të njohur ishin edhe D. (vivari) i Butrintit, i Nartës, i Karavastasë, si dhe sistemet e D. të Lezhës. Para Çlirimit ato ishin pronë e sipërmarrësve. Pas Çlirimit u përkisnin koop. të peshkimit deri në 1955, kur kaluan në administrimin e ndërmarrjeve të peshkimit. Sot D. kryesore janë në Shkodër, Lezhë, Cekë, Merxhan, Patok. Karavasta, Nartë dhe Butrint. Në to zihet kryesisht qefull, levrek, kocë, ngjala, aterina etj. Hapja e mbyllja e D. bëhet duke njohur kërkesat biologjike të peshqve shtegtarë për shtim, ushqim etj. Po punohet që D. të kthehen në qendra peshkimi dhe të rritjes së peshkut.

(E. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dajlanet


[cite]