DAJTI
✤ Mal në L të Tiranës me lartësinë më të madhe 1612, m, pjesë e Vargmaleve Perëndimore (shih). Shtrihet nga Shkalla e Tujanit (shih) në VP deri te Qafa e Priskës në JL, në një gjatësi 8 km e gjerësi 5 km. Është i ndërtuar nga gëlqerorë kretakë e paleogjenikë, mjaft të karstëzuar sidomos në pjesën e lartë të zhveshur nga bimësia, ndërsa pjesa më e ulët (deri në 500-600 m) përbëhet nga flishi. Kurrizi i D. është i valëzuar, shpati L i thepisur e me gremina, kurse ai P zbret më butë mbi fushën e Tiranës. Në këtë anë, në lartësinë 800-1100 m, gjendet edhe një tarracë e vjetër detare (Fusha e Dajtit), e formuar gjatë epokës së miocenit. ka klimë të freskët malore, në lartësinë rreth 1000 m, temp. mesatare vjetore është 12°, mesatarja e janarit 3.2°C, e korrikut 20.4°C. Sasia me■satare e reshjeve është 1520 mm, një pjesë e mirë ■e së cilës është borë.

Në shpatin P deri në lartësinë 500-600 m shtrihet zona e shkurreve mesdhetare (mare, dëllinjë, shqopë ëtj.), më lart deri në 900-1000 m shtrihet zona e dushkut, kurse mbi këtë lartësi e deri në 1300-1400 m shtrihet zona e ahut dhe e halorëve. Maja e D. është e zhveshur. Këtu është ngritur antena qendrore e RTSH. Në anën L shtrirja vertikale e bimësisë pëson ndryshime. Zona e shkurreve mesdhetare është më e kufizuar, krahas dushqeve rritet edhe gështenja e drurë të tjerë që nuk vërehen në shpatin P. Pjesa e D. që nga Shkalla e Tujanit e deri te Qafa e Priskës, me sipërfaqe 3500 ha, është shpallur park kombëtar. Duke qenë afër kryeqytetit, me natyrë të bukur, D. është kthyer në një nga qendrat më të mëdha turistike të vendit, ku pushojnë e ushtrojnë sporte të ndryshme, në çdo stinë të vitit, mijëra banorë të kryeqytetit, sidomos të rinj e pionierë. Ka një hotel të madh turistik, shtëpi të shumta pushimi e mjedise të tjera. Lidhet me Tiranën me rrugë automobilistike të asfaltuar (27 km). Në rrëzë të D., janë gjetur para Çlirimit disa ashkla stralli të përdorura si vegla pune, të cilat mund të datohen të paleolitit të vonë (30.000-10.000 vjet p.e.r.). Përmes D. është hapur një tunel (1951) që sjell ujërat e burimeve të Selitës në kryeqytet dhe në HEC «V. I. Lenin» (shih). Ka filluar nxjerrja e boksitit në minierën e ngritur vitet e fundit, Në rrëzën P të tij shtrihen fshatrat Tujan, Shtish-Tufinë, Linëz, Lanabregas etj,

(Me. K’.)

✤ (1924). Gazetë e përjavshme politike, ekonomike e letrare, Numri i parë doli më 5.1.1924 në Tirarië, vijoi deri në nr. 125 më 1926. Mhështeti në fillim programin e shoqërisë atdhetare e përparimtare «Xhoka» të Tiranës, dha ndihmesë për përpunimin e opinionit shoqëror antifeudal e demokratik.

(P. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dajti


[cite]