DAKLANI BAJRAM
✤ (? —1923). Atdhetar dhe veprimtar i dalluar i lëvizjes për çlirim nga zgjedha osmane dhe për bashkim kombëtar. Lindi në Gjakovë në një familje me tradita atdhetare, Luftoi kundër politxkës naeionaliste antishqiptare të turqve të rinj të cilët më 1909 e dënuan me vdekje në mungesë. Me çetën që drejtonte merr pjesë në kryengritjen antiosmane të vitit 1910, organizon vrasjen e të dërguarit të Sulltanit Ethem pashës më 1911 afër fshatit Hereç (Gjakovë).
Është bashkautor i thirrjes së lëshuar nga «Krerët e Kryengritjes së Kosovës» në maj të vitit 1912 drejtuar popullit shqiptar për bashkimin e shoqërive patriotike në luftë për autonominë administrative të Shqipërisë. Merr pjesë në Kuvendin e Junikut në maj të atij viti dhe në luftën për realizimin e vendimeve të tij gjatë kryengritjea së përgjithshme shqiptare të vitit 1912.
Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë mbështet Qeverinë e Vlorës dhe merr pjesë në kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar. Gjatë Luftës së Parë Botërore qëndron me armë në dorë kundër ushtrive pushtuese. Më 1918 lidhet me Komitetin «Mbrojtja Kombëtare e Kosovës» (shih) dhe lufton shoviniste serbomadhe ndaj toacsrs tsrisa vxitet në korrik 1923.
(E. G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Daklani Bajram