
DARDANIA
✤ Vend i dardanëve (shih). Në shek. I me krijimin e provincës së Mëzisë së sipërme D. u shkëput nga provinca e Maqedonisë dhe u përfshi në të. Gjatë sundimit të Dioklecianit D. përbënte një provincë më vete të Ilirikut (shih) me qendër Skupin. Qytete të tjera të rëndësishme të provincës së D. qenë Naisi, Ulpiana (shih) e Municipium DD. Në antikitetin e vorië qyteti më i madh dhe kryesor i D. u bë Justiniana I. (S.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dardania
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "DARDANIA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/dardania