DARDHA
✤ (Pyrus communis L.). Dru frutor gjetherënës i gjinisë së dardhës (Pyrus L.), i familjes së trëndafilorëve (Rosaceae), deri 16 m i lartë, me gjethe të thjeshta 2-8 cm, të shkëlqyeshme e me push, me lule të vendosura në vastak, me petla të bardha ■ në trëndafili që lulëzojnë në prill-maj. Fruti në trajtë karakteristike ka madhësi e ngjyra të ndryshme, me tul të shijshëm e aromatik, piqet në shtatordhjetor. D. ndeshet kudo në Shqipëri sidomos në rrethet Tiranë, Durrës, Vlorë, Lushnjë, Kaxçë. Sarandë etj. (në vende me klimë të butë, icka të sbkrifta, por mund të durojë edhe klimë të fmhië e toka të varfra).

D. hTzi në prodhim 5-7 vjet pas mbjelljes dhe 50-100 vjet. Shumëzohet duke u shartuar r:; dardhulkë (P. pyraster Burgsd), gorricë (P. arr—gdsT-‘fnrmis Will). Në Shqipëri mbilien disa irzlhvarë, si elbërorja, dimërorja. etj. Fruti i D. ka përmbajtje sheqeri 8-16%, kripëra minerale, si dhe vitamina; përdoret i freskët ose për përgatitjen e kompostove, reçelrave e marmalatës. Druja e D. me ngjyrë të kuqërremtë, e fortë dhe e rëndë, përdoret në zdrukthëtari për të përgatitur vegla muzikore, mjete vizatimi e sende zbukurimi. Lulet prodhojnë një sasi të madhe nektari. (R.O.)

✤Fshat në rrethin e Korçës në anën J të malit të Moravës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Mirasit (shih). Banorët e fshatit për arsye ekonomike kanë emigruar në masë në SHBA ku u shquan si veprimtarë të shoqërive patriotike. Dardha është vendlindja e patriotëve Sotir Peci, Josif Pani, Sotir Mohja etj. Me emrin e këtij fshati njihet kostumi i grave dhe vajzave të Devollit të Sipërm. Grupi komunist i Korçës krijoi këtu celulën e tij më 1934. Ajo organizoi në D. një demonstratë antifashiste që u shtri dhe në fshatrat përreth. Ishte një nga bazat e rëndësishme të Luftës ANÇ të qarkut të Korçës. Celula e PKSH u krijua në janar 1942. D. bën pjesë në koop. e bashkuar bujqësore të Mirasit. Është qendër turistike dhe ka shtëpinë e pushimit.

Fshat në rrethin e Librazhdit në krahun e majtë të 1. Shkumbin. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Hotolisht (shih). Përmendet në regjistrat osmanë të vitit 1467 me emrin «Dardan». Në fshat janë gjurmët e rrugës «Egnatia», në P ka gjurmë të një stacioni romak që njihet nga vendasit si «Hani i Porosekut» (Monument kulture). Në VP ndodhet «Guri i Skënderbeut» (Monument natyre), ku gjenden gjurmët e një fortifikimi. Këshilli NÇ është ngritur më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në vitin 1967. D. bën pjesë në koop. e bashkuar të Hotolishtit. Ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, ambulancë, këshillimore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

✤ Fshat në rrethin e Pukës (VL), nga e majta e 1. Drin, në rrëzë të malit të Krabit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Qibik, popullsia gjithsej 1102. Përmendet si vendbanim që në shek. XV. Është çliruar në shtator 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. D. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. D. ka shkollë 8-vjeçare. shtëpi kulture, muze, qendër shëndetesore, pikat e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dardha


[cite]