DARZEZA
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (VP), në bregun e majtë të Devollit (rrjedhja e poshtme). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dufshan, Dushk, Kukucovë, Kutërqar, Sult, Zgjup, popullsia gjithsej 2500. Me këtë emër njihet qysh në fund të shek. XVII, më parë quhej Dardhë e Zezë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Në këtë fshat (në lagjen Mazrek, sot fshat i veçantë) është zhvilluar një betejë e ashpër më 29.7.1944 nga forcat e batalionit Vërçë-Sulovë kundër gjermano-ballistëve. U çliraa në korrik 1944. D. është qendër e kooperativës së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, duhanit, fasules. Rriten sidomos të imëtat. D. ka shkoilë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Darzeza


[cite]