DASARETËT


DASARETËT
✤ Një nga fiset e mëdha të Ilirisë jugore, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën P të liqenit të Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek. IV. p. e. r. emri i D. del në këtë truall në vend të enkelejve (shih). Bëjnë pjesë në mbretërinë ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit (shih) kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake D. kaluan herë në vartësinë e Maqedonisë e herë në atë të mbretërisë ilire derisa ranë përfundimisht, në vitin 168 p. e. r., nën sundimin romak. Në vitin 148 p. e. r.. Dasaretia, u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin ~ ~ ~~ Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III e. –

_ zërfshi në provincën e Epirit të ri. ifteSe të tjera të D. ishin edhe Antipatrea 3enr Sodrioni (Irmaj,) si dhe Krysondyona, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, :

ende të palokalizuara).

(Zh. A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dasaretët


[cite]