DASHAMIRI


DASHAMIRI
✤ (1907). Gazetë e përdyjavshme politire. shoqërore, kulturore. ekonomike e letrare. Numri i parë doli më 14.11.1907 në Trieste, nga 6.5.1908 e deri më 6.8.1908 doli me titullin «Dashamiri i ri» (gjithsej 14 nr.). E drejtonin Mati Logoreci (shih) dhe Nikollë Ivanaj (shih), Propagandoi idenë e autonomisë së Shqipërisë, goditi qëllimet imperialiste të Fuqive të mëdha dhe shteteve shoviniste fqinje; shtroi çështjet e zhvillimit kulturor, ekonomik e politik të vendit, të përhapjes së gjuhës e të shkollës shqipe. (G. SH.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dashamiri


[cite]