DASSI
✤ Fshat në rrethin e Matit, në të majtë të lumit Mat, përballë qytetit të Klosit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Beli, Fshati, Fullqeti, Unjateja, Guri i Bardhë, Shkalla, popullsia gjithsej 5200.

Emri D. përmendet që në shek. XV në trajtën Dardas. Në D. ka pasur punishte për prodhimin e barutit. Në pjesën P të tij kufi me Xibrin ndodhet kalaja ilire e shek. IV p.e.r. Më 22.7.1944 në Qafëshkallë u vra Zonja Çurre (shih) Heroinë e Populliit. U çlirua në korrik 1944. Më 1969 u përfshi në koop. e bashkuar «Zonja Çurre». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. D. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dassi


[cite]