(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Përmbledhja që përmban “Dhjetë Porositë”, apo “Dhjetë Urdhërimet”, që përbën thelbin e Besëlidhjes së Perëndisë (JHVH) me “popullin e zgjedhur”, hebrejtë. Dekalogu është pjesë e Besëlidhjes së Vjetër. Sipas Biblës, Dekalogu iu rrëfye Moisiut nga Perëndia në kohën kur populli i Izraelit kishte qëndruar rrëzë malit të Sinait. Nganjëherë quhen edhe “Dhjetë Ndalimet” apo “Dhjetë Tabutë”, sepse porositë, si rregull, urdhërojnë ndalime:mos adhuro tjetër Zot, mos e merr në gojë emrin e Zotit, mos vra, mos shkel kurorën, mos vidh, mos dëshmo të pavërteta, mos lakmo gjënë e tjetrit, mos uro të keqen e tjetrit. Porosi pohuese janë vetëm dy:kremto të dielën dhe të kremtet e vitit dhe ndero prindin. “Dekreti i së dielës”:Dekreti i famshëm i perandorit Konstandin, urdhëruar në vitin 321 të e. s., sipas të cilit e diela sanksionohet si ditë pushimi dhe festë zyrtare e perandorisë, sikurse është në besimin e krishterë. Ky dekret konsiderohet si fillimi i kthimit të krishtërimit në fe zyrtare (Edwin Jasques, “Shqiptarët”, 1995, f. 160 e botimit shqip).
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë