DERRI
✤ (Sus scrofa). Kafshë gjitare, shtëpiake e gjinisë Sus. Paraardhësit e tij janë D. i egër evropian dhe aziatik.
Është kafshë gjithçkangrënëse me stomak njëdhomësor. Mbahet për të prodhuar mish, të cilin e jep me shpenzime krahasimisht të pakta për ushqime, pëlqen ato të koncentruara. Shumëzohet dhe rritet në mënyrë intensive, dosa pjell 2 herë në vit e në çdo pjellje jep 9-10 gica, që në moshën 7 muaj arrijnë peshën rreth 100 kg. Para Çlirimit në Shqipëri rritja e derrave ka qenë në nivel të ulët për. shkak të gjendjes së mjeruar të popullsisë dhe paragjykimeve fetare. Sot rritja e D. përbën një degë të rëndësishme të blegtorisë, numri i krerëve dhe prodhimtaria vjen duke u rritur. Rreth 20% e sasisë së mishit që përdoret nga industria dhe për konsum nga popullsia përftohet nga derrat. Në ekonomitë e dalluara merret 15-20 kv/mish për dosë në vit.
(R. F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Derri