Diadohu Diadoh-u:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Nga gr. “diadoch”, me kuptimin “pasues”. Deri në periudhën e reformave të Justinianit diadohu ishte drejtor i një shkolle me drejtim neoplatonian. Në këto shkolla merreshin edhe njohuri mbi krishtërimin. Si rregull, Platoni konsiderohej nxënës i Moisiut ose anasjelltas, dhe nën emrin e ideve të Platonit mësoheshin në shkolla Dhjata e Vjetër dhe ungjijtë. Në vitin 529, me mbylljen e Akademisë së Athinës, përfundon edhe epoka e këtyre shkollave dhe përgjithësisht epoka e shkollave pagane. Me reformat e Justinianit shkollimi u vu nën kontroll të rreptë dhe latinishtja e humbi statusin si gjuhë e detyrueshme për t’u mësuar nga nxënësit.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]