DIBRA ZIJA


DIBRA ZIJA
✤ (1885-1924). Veprimtar i lëvizjes demokratike. Lindi në Dibër ku mori mësimet e para, Kreu një shkollë ushtarake në Stamboll. Në shtator 1921 u kthye në atdhe, ku u rreshtua në radhët e lëvizjes demokratike. Mori pjesë në ngjarjet e dhjetorit 1921 dhe në qeverinë demokratike të Hasan Prishtinës iu dha posti i Ministrit të Luftës. Pasi A. Zogu u bë Ministër i Brendshëm, Z. D. u largua nga Tirana dhe u vendos pranë Elez Isufit në Dibër. Pas shtypjes së Lëvizjes së marsit 1922 (shih) ku u aktivizua edhe Z. D., A. Zogu e arrestoi dhe e dënoi me vdekje. Mundi të arratisej nga burgu e të dalë jashtë shtetit. Pas fitores së Revolucionit të Qershorit 1924 u kthye në Shqipëri. Qeveria e Fan Nolit i besoi një post të rëndësishëm në administratë. Pas shtypjes së revolucionit Z. D. u përpoq të arratisej në Itali, por klika e A. Zogut e arrestoi. Njerëzit e saj e vranë pa gjyq.

(H, Sa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dibra Zija


[cite]