DIBRA RAMIZ
✤ (1877-1951). Atdhetar demokrat e antizogist. Mori pjesë aktive në luftën për ruajtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Ishte një ndër organizatorët e luftës së armatosur të filluar në gusht 1920 kundër pushtuesve jugosllavë, për çlirimin e territoreve të shtetit shqiptar në verilindje të vendit. U aktivizus në lëvizjen demokratike antifeudale të viteve 1921-1924 dhe në Revolucionin e Qershorit 1924. Mbajti qëndrim antizogist dhe si i tillë mori pjesë në kryengritjen e Fierit 1935.
(H. Ko.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dibra Ramiz
[cite]