DIETOLOGJIA
✤ Shkenca e të ushqyerit, që ndikon për ruajtjen e shëndetit të mirë, duke zbatuar parime shkencore për ushqim të përshtatshëm. Ushqimi quhet i përshtatshëm kur është i plotë në kalori dhe me cilësi, që i siguron organizmit elementët ushqimorë në masën e nevojshme 50-55% kalori nga karbohidratet, 12-20% nga proteinat dhe 30-35% nga yndyrnat. Kur ushqimi ka përbërje të ekuilibruar, organizmi siguron edhe mineralet e vitaminat e domosdoshme. Para Çlirimit në Shqipëri, kur masat popullore vuanin dhe llojet e prodhimeve ushqimore ishin të kufizuara, nuk mund të bëhej fjalë për D. Me kushtet ekonomike-shoqërore të krijuara pas Çlirimit i është siguruar mundësia gjithë popullit për të marrë ushqim të shumëllojshëm e me vierat e nevojshme.
Dietoterapia, si degë e D., është faktor kryesor për mjekimin e shumë sëmundjeve. Kufizimi i karbohidrateve në diabetin e sheqerit, përcaktimi i sasisë së proteinave sipas pamjaftueshmërisë kronike të veshkave, mënjanimi i disa ushqimeve në sëmundjet gastro-intestinale, reanimacioni në gjendjen pas operacionit, janë elementet kryesore në mjekimin e këtyre sëmundjeve. Në Shqipëri dietoterapia ka hedhur hapat e parë shkencorë në vitet 1950, njëkohësisht me profilizimin e sëmundjeve metabolike. Dietoterapia zhvillohet në klinikën e endokrinologjisë dhe të metabolizmit.
(F. Ho.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dietologjia
[cite]