DISERTACIONI
✤ Punim i gjerë që mbështetet në kërkime e studime shkencore i përgatitur për t’u mbrojtur botërisht nga autori, para një Këshilli shkencor për të fituar një gradë shkencore (shih). Përmbajtja e D. pasqyron përgatitjen ideopolitike, njohuritë e përgjithshme dhe të veçanta,. në një fushë të caktuar të shkencës, aftësitë për punë kërkimore-shkencore të pavarur, duke zgjidhur ose përgjithësuar teorikisht probleme te rëndësishme shkencore, që i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë e të kuiturës, fuqizimit të mbrojtjes ahe thellimit të mëtejshëm të revolucionit tekniko-shkencor. D. mbrohet para Këshillave shkencorë të shkollave të larta dhe institucioneve kërkimore-shkencore të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
(E. He.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Disertacioni
[cite]