Dionis Eksigu

Dionis Eksigu

Dionis Eksigu (+545) e kishte origjinën nga Skithia, e cila atëherë ishte provincë romake. Nuk dihet koha e lindjes së tij. Njohim vetëm se gjatë viteve 500-545 ishte murg në Romë. Ishte njohës i kulturës greke, të cilën e reflektonte në perëndim. Fjeti në vitin 545. Shkrimet: 1) Vepra të karakterit kohor janë Rreth Pashkës, ku përshkruhet mënyra aleksandrine e përllogaritjes së Pashkës. Dionisi llogariti që Krishti kishte lindur në vitin 754 nga themelimi i Romës. 2) Koleksioni i kanoneve, u shkrua në Romë rreth vitit 500 dhe përmban kanonet sinodike të lindjes dhe perëndimit deri në vitin 451. Janë të përkthyera dhe 50 kanonet apostolike. 3) Përkthime. Dionisi përktheu nga greqishtja në latinisht jetën e Pahomit, historinë e prerjes së kokës së Joan Pagëzorit etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]