DIVJAKA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (VP), në fushën pranë Adriatikut. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Xëng, Mizë, popullsia gjithsej 6320. Në D. janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës 2600 deri 600 vjet p.e.r.

Përmendet me këtë emër që më 1441. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Në këtë vit u zhvillua një aksion i partizanëve kundër ballistëve. U çlirua më 17.9.1944 Koop. bujqësore u formua më 1956. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit dhe blegtorinë. Shquhet për prodhimin e domates së hershme. D. ka shkollë të mesme bujqësore, muzeun, shtëpinë e kulturës, grupin folklorik, qendrën shëndetësore, spitalin, pika të shërbimit tregtar e komunal. Në bregdetin e D. ka një plazh të njohur në shkallë kombëtare dhe shtëpi pushimi.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Divjaka


[cite]