DOBRENJI


DOBRENJI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit në V të Çorovodës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Burranj, Tërrovë, Rromas, Dunckë, Trebël, popullsia gjithsej 1730. Dëshmohet si vendbanim i periudhës qytetare ilire. Më parë njihej me emrin Dobratini. Në fund të korrikut të vitit 1700 banorët e D. morën pjesë në lëvizjen kryengritëse kundër sundimit osman. Në vitin 1942 u ngrit Këshilli NÇ. D. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Rriten dhentë e dhitë. D. ka shkollën 8-vjeçare, vatrën e kulturës, muzeun, qendrën shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dobrenji


[cite]