DORËSHKRIMET BIBLIKE QË GJENDEN
NË ARKIVIN QENDROR TË SHTETIT NË SHQIPËRI (TIRANË),
TË KATALOGUAR NË FONDIN 4881
RODERIC L. MULLEN (PH. D)


I.
Në maj të vitit 2002 pata privilegjin të shikoj dorëshkrimet në gjuhën greke të Testamentit të
Ri, dhe dorëshkrime të tjera të ngjashme, në Arkivin Qendror të Shtetit, në Tiranë. Dua të
falenderoj dr. Shaban Sinanin, drejtor i këtij Arkivi, dhe bashkëpunëtorët e tij, për ndihmën e
tyre bujare gjatë vizitës sime në Tiranë. Gjithashtu falënderoj z. Altin Hysi dhe ndihmësit e tij
në Shoqatën Biblike Shqiptare, për ndihmën që më dhanë në realizimin e kësaj vizite.
Dorëshkrimet që do të diskutohen në këtë artikull janë sjellë nga vende periferike të Shqipërisë
në vitet ’60 dhe janë sistemuar në Fondin 488 të Arkivit Qendror Shtetëror nga Theofan Popa
etj. Nga fotot duket se disa nga dorëshkrimet ishin në gjendje të mjerueshme, kur ato u sollën
në Arkiv.
Fondi 488 përfshin 100 tituj të përshkruar, të cilëve më pas iu bashkëngjitën edhe 17 fragmente.
Johannes Koder dhe Erich Trapp u lejuan të shihnin disa nga këto dorëshkrime në vitet ’60,
por, me sa duket, në këtë kohë ende nuk ishte bërë sistemimi i tyre, kështu që në artikullin e
tyre të botuar në vitin 1967 japin një përshkrim të plotë të dorëshkrimeve, por nuk përmendin
numrat e tyre përkatës në katalogun ku bëjnë pjesë. Në vijim, në vitin 1972, Koder shkroi një
artikull të shkurtër në të cilin ai jep numrat e katalogut në fjalë për Kodikun e Purpurt të Beratit
(Gregory -Aland 043) dhe Beratinus-2 (Gregory-Aland 1143).
Lista që vijon është një përpjekje për të analoguar dorëshkrimet e Fondit 488 të AQSH me
listën e dorëshkrimeve të Alexoud-it në vitin 1882 (rishtypur në vitin 1900), me atë të Batiffolit
më 1887, të Koder-it dhe Trapp-it më 1967 dhe 1972, dhe me numrat e “Listës Kurzgefasste“
të Gregory-it dhe Aland-it.
Janë të njohura në gjithë botën peripecitë në historinë e Shqipërisë. Për këtë arsye nuk ishte
e papritur për mua që një numër i konsiderueshëm dorëshkrimesh, të përshkruar në librat e
vjetër, të mos gjendeshin në katalogët e arkivave, pra të ishin të papërmendur edhe nga
autorët e hershëm.
Dorëshkrimi „Liturgjia e Shën Gjon Gojartit (John Chrysostom), i shkruar me ar, dikur në
zotërim të Anthim Alexoudes-it, nuk ishte parë më që prej vitit 1886.
Numrat e referencës të kodikëve në këtë artikull janë vendosur sipas skedave që ruhen në
AQSH, pas katalogimit nga Popa, dhe siç janë paraqitur nga Sinani në formë të shkurtuar.
Datat e vendosura janë shënuar sipas Popës.
Kodiku i Beratit, nr. 1 (“Codex Beratinus“) 2
Gregory-Aland: 043 (F).
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: Shekulli i 6-të.
Materiali: Pergamenë e purpurt.
Numri i fletëve: 190 (tashmë të ndara në 9 volume). U zbulua në grykën e një pusi, ku ishte
fshehur, dhe u restaurua në Kinë më 1971 (Sinani 31-31).
Numri i kolonave për faqe: 17.
Përmasat e faqes: 23 cm lartësi x 24 cm gjerësi.
Sipërfaqja e tekstit: 21 cm lartësi x 19 cm gjerësi 3.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Shkruar me argjend.
Shënime: Teksti në grafi germëmadhe biblike, dëmtime të rëndësishme në krye dhe në fund
të fletës.
Kapaku: I vjetër, argjend (jo i veti).
Referenca të mëparshme 4: Aleksoudes, 352; Batiffol (1885), 357-376; Batiffol (1887), 467-
556; Koder, 327-328.
Kodiku i Beratit, nr. 2 (“Codex Anthimius“)
Gregory-Aland: 1143.
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: Shekulli i 9-të.
Materiali: Pergamenë e purpurt 5.
Numri i fletëve: 413 (844 faqe, ndarë në 21 volume). U zbulua në grykën e një pusi, dhe u
restaurua në Kinë në vitin 1971 (Sinani 31-31).
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 17.
Përmasat e faqes: 24 cm x 19 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 15 cm x 10cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Shkruar në ar.
Shënime: Teksti me germa të vogla, i dëmtuar rëndë në faqet e Ungjillit sipas Gjonit (John).
Nuk ka kapakë të vjetër.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 352-353; Battifol (1887), 443-446; Koder, 328.
Kodiku i 3-të, i Beratit
Gregory-Aland: Fragmente ungjijsh 6, 2372.
Tipi: Ungjill në perikope.
Koha: Shekulli i 9-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 145.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 25.
Përmasat e faqes: 28 cm x 18 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafia e tekstit në ngjyrë kafe, titujt në ngjyrë të kuqe dhe kafe.
Shënime: Grafia është në shkrim dore (të vogla).
Nuk ka kapakë të vjetër; faqja e parë me germa dore të derdhura.
Referenca të mëparshme: Koder dhe Trapp, 202, nr. 6; 212, nr.25.
Kodiku i 4-t, i Beratit
Gregory-Aland: 1141.
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: Shekulli i 10-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 238.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 25.
Përmasat e faqes: 20.5 cm x 16 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 13.5 cm x 10.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafia në ngjyrë kafe dhe të kuqe.
Shënime: Teksti me germa të vogla; tabelat e kanoneve, titujt dhe nistoret janë shkruar me ar.
Kapaku: Dru i mbuluar me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 356-357.
Kodiku i 5-të, i Vlorës
Gregory-Aland: 2252.
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: Shekulli i 11-të.
Materiali: Pergamenë.
Numri i fletëve: 308.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 22.
Përmasat e faqes: 23 cm x 18 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 15.5 cm x 11 cm.
Prejardhja: Vlorë (Valona).
Të tjera: Grafia në ngjyrë kafe.
Shënim: Ka figurën e Shën Mërisë (gr. “Panagias“).
Kapaku: Dru i veshur me lëkurë, me panele argjendi në qendër dhe në katër cepat.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 6-të, i Beratit
Gregory-Aland: Fragmente ungjijsh, 1204.
Tipi: Perikope ungjijsh.
Materiali: Pergamenë.
Koha: Viti 1043.
Fletë: 50.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 26.
Përmasat e faqes: 22 cm x 19 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 18 cm x 15 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafia ngjyrë kafe dhe e zezë.
Kapaku: Dru i mbuluar me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 353.
Kodiku i 7-të, i Vlorës
Gregory-Aland: Nuk e përmendin në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Fragmente ungjijsh.
Koha: Shekulli i 11-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 287.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 21.
Përmasat e faqes: 27 cm x 22.3 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 21.5 x 17.
Prejardhja: Vlorë (Valona).
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Koder dhe Trapp, 199, nr.1. Por, ose Koder dhe Trapp, ose Popa,
gabohen në lidhje me datën.
Kodiku i 8-të, i Beratit
Gregory-Aland: Nuk ka të dhëna.
Tipi: Fragmente ungjijsh.
Koha: Shekulli i 11-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 348.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 20-23 dhe 35-36.
Përmasat e faqes: 26.4 cm x 21.4 cm.
Sipërfaqja e tekstit: Rreth 19 cm x 14.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe e çelët deri në ngjyrë kafe të errët dhe e zezë.
Shënime: Së paku dy duar, dy grafi.
Kodiku i 9-të, i Beratit
Gregory-Aland: Nuk ka të dhëna.
Tipi: Fragmente ungjijsh e të tjera.
Koha: Fundi i shekullit të 11-të dhe fillimi i shekullit të 12-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 151.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 24.
Përmasat e faqes: 31.5 cm x 24 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 24 cm x 17 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Faqja 2 ka tekste muzikore bizantine.
Shënime: Përfshihen poezi dhe materiale të tjera që u kushtohen martirëve.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë të regjur.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 362-363; Koder dhe Trapp, 203.
Kodiku i 10-të, i Vlorës
Gregory-Aland: 2253.
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: Shekulli i 11-të deri shekulli i 12-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 305.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 21.
Përmasat e faqes: 28.2 cm x 20.3 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 19.5 cm x 12.5 cm.
Prejardhja: Vlorë (Valona).
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë ngjyrë të gjelbër të errët, me medalione argjendi.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 11-të, i Vlorës
Gregory-Aland: Nuk i përmendin në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Fragmente ungjijsh.
Koha: Shekulli i 11-të, fillimi i shekullit të 12-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 254.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 16.
Përmasat e faqes: 32 cm x 25 cm.
Sipërfaqja e tekstit: Nuk u mat.
Prejardhja: Vlorë (Valona).
Të tjera: grafi ngjyrë kafe.
Shënime: Në faqen 93 përmendet shkruesi Gjon (John), meshtar.
Kapaku: Dru i mbështjellë me stof të gjelbër, me pllakëza argjendi.
Referenca të mëparshme: Koder dhe Trapp, 203.
Kodiku i 12-të, i Beratit
Gregory-Aland: 1707.
Tipi: Trajtesa ungjillore nga Theofilakti (“Theophylact”).
Koha: Gjysma e dytë e shekullit të 12-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 603.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për faqe: 20.
Përmasat e faqes: 22.2 cm x 16 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe dhe e zezë.
Shënime: Faqja e parë është në dy kolona.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë, kapur me vidha.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 365; Koder dhe Trapp, 202.
Kodiku i 13-të, i Beratit
Gregory-Aland: 758.
Tipi: (Letërsi ungjillore?).
Koha: Shekulli i 12-të, fillimi i shekullit të 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 320.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 22.
Përmasat e faqes: 35 cm x 27.7 cm.
Përmasat e tekstit: 22 cm x 18 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe, inicialet blu, titujt me ar.
Shënime: Shkruar në kohën e Andreas dhe papa Gjonit.
Kapaku: Dru i veshur me pafka argjendi.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 353, 3.
Kodiku i 15-të, i Beratit
Gregory-Aland: 2244.
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: Shekulli i 12-të deri shekulli i 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 356.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 17.
Përmasat e faqes: 21 cm x 16.5 cm.
Përmasat e tekstit: 13.5 cm x 11 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe, e kuqe e errët; titujt me ar.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 16-të, i Beratit
Gregory-Aland: Ndoshta 882.
Tipi: (Letërsi ungjillore?).
Koha: Shekulli i 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 161.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 12-13.
Përmasat e faqes: 27.4 cm x 18.8 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 16 cm x 8.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe me pika ngjyrë të kuqe të errët; germat e mëdha janë të kuqe.
Kapaku: Dru i mbështjellë me stof.
Referenca të mëparshme: Ky kodik mund të jetë i njëjti që gjendet tek Gregory-Aland me
numrin 882. Por Batiffol, 441, 7 është fare i paqartë në referencat e tij, duke e përshkruar si:
“lectionnaire mutile, membranaceus in quarto du XIII siècle“.
Kodiku i 17-të, i Beratit
Gregory-Aland: 1764.
Tipi: Fragmente ungjijsh.
Koha: Fundi i shekullit të 13-të-fillimi i shekullit të 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 99.
Rreshta për kolonë: 17.
Përmasat e faqes: 22 cm x 15.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe.
Kapaku: Dru i dëmtuar.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 360, Batiffol (1887), 441-442; Koder dhe Trapp, 203-
205.
Kodiku i 19-të, i Beratit
Gregory-Aland: 1709-2353.
Tipi: Fragmente ungjijsh.
Koha: Shekulli i 12-të deri shekulli i 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 195.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 21.
Përmasat e faqes: 15.3 cm x 11.5 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 11 cm x 8 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe.
Shënime: Gregory-Aland 1709, f.142-195; idem, tek “lectionary”-fragmentet e ungjijve: 2353;
f. 1-141.
Kapaku: Origjinali mungon.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 366; Koder dhe Trapp, 207-208.
Kodiku i 21-të, i Beratit
Gregory-Aland: 1207.
Tipi: Fragmente ungjijsh.
Koha: viti 1181.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 41.
Përmasat e faqes: 21.6 cm x 15.3 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 13.5 cm x 11 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe e errët.
Shënime: Në faqen 41 nuk ka tekst; Alexoudes e ka shënuar këtë dorëshkrim me 47 faqe.
Kapaku: Origjinali sipër ka humbur.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 365; Koder dhe Trapp, 206-207.
Kodiku i 22-të, i Beratit
Gregory-Aland: 1433.
Tipi: Letërsi ungjillore.
Koha: Shekulli i 12-të deri shekulli i 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 172.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 22-23.
Përmasat e faqes: 25.8 cm x 22 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 17.5 cm x 13 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi kafe e ndritshme, titujt në ngjyrë të kuqe.
Kapaku: Dru i mbuluar me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Alexoudes, 362; Koder dhe Trapp, 199.
Kodiku i 24-t, i Beratit
Gregory-Aland: Nuk e përmendin në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Fragmente ungjijsh.
Koha: Shekulli i 13-të.
Fletë: 252.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 27.
Përmasat e faqes: 33 cm x 26.8 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 25 cm x 19 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë kafe e errët.
Shënime: Iu dha “Gjergjit të Madh“ (Skënderbej?) 7.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Koder dhe Trapp, 203, nr. 9. Mund të jetë gjithashtu dhe Gregory-
Aland: 882, por në krahasim me kodikun e 16-të të Beratit, duket shumë më i madh për t’u
cilësuar si “quarto“.
Kodiku i 26-të, i Beratit
Gregory-Aland: 2246.
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: fundi i shekullit të 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 185.
Kolona në faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 19.
Përmasat e faqes: 18 cm x 14 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 10.5 cm x 7.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi e kuqe dhe ngjyrë kafe. Titujt në ngjyrë të kuqe.
Shënime: Jo i plotë Gjoni:18, teksti mbaron pas rho, nu, alfa.
Kapaku: Origjinali mungon.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 27-të, i Beratit
Gregory-Aland: Nuk e përmendin në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Omilie 8.
Koha: Shekulli i 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 191.
Kolona për faqe: 1.
Përmasat e faqes: 18.6 cm x 14.3 cm.
Prejardhja: Voskopojë 9.
Kapaku: Nuk ka.
Kodiku i 29-të, i Beratit
Gregory-Aland: Ndoshta 1711.
Tipi: Ungjill.
Koha: Fundi i shekullit të 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 186.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 22.
Përmasat e faqes: 24 cm x 17.5 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 16.5 cm x 10.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi ngjyrë të errët, shënimet me të kuqe.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 35-të, i Beratit
Gregory-Aland: Ndoshta 2247.
Tipi: Ungjill.
Koha: Jo më i hershëm se shekulli i 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 228 (Katalogu i Popës përmban një gabim në tekst; është shkruar gabim 428 fletë).
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 26.
Përmasat e faqes: 18.5 cm x 13 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 12.5 cm x 8.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të errët jo të fortë.
Shënime: E dëmtuar pjesa e parë e Ungjillit sipas Mateut.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 36-të, i Beratit
Gregory-Aland: Ndoshta 1209.
Tipi: Perikope ungjijsh, fragmente ungjijsh.
Koha: Viti 1322.
Materiali: Letër.
Fletë: 187.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 29.
Përmasat e faqes: 32 cm x 21.6 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 22.5 cm x 15 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të errët.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 38-të, i Beratit
Gregory-Aland: 1705 dhe / ose 1708 (ndoshta).
Tipi: Ungjill.
Koha: Shekulli i 14-të.
Fletë: 239.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 21-22.
Përmasat e faqes: 25 cm x 20 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 15.5 cm x 12 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të errët.
Shënime: Referenca tek Gregory-Aland është e mundshme nëse dorëshkrimi fillimisht është
regjistruar në Berat, para se të sillej në Tiranë.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 75-të, i Gjirokastrës
Gregory-Aland: 1709 (fragmentet, lectionary).
Tipi: Perikope ungjijsh, omilie.
Koha: Fundi i shekullit të 14-të, fillimi i shekullit të 15-të.
Materiali: Letër.
Fletë: 431.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 23.
Përmasat e faqes: 21.5 cm x 15.5 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 15.5 cm x 10.5 cm.
Prejardhja: Gjirokastër / (Ar)gyrocaster.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të zezë, titujt dhe inicialet me të kuqe.
Shënime: Përmban 47 omilie, tekste ungjillore, me shënime orientuese dhe shpjeguese anash.
Kapaku: Prej druri.
Referenca të mëparshme: Mund të jetë dorëshkrimi i Gregory-Aland me numër 1709 (letërsi
ungjillore, lectionary), por përmasat mund të jenë ngatërruar me Kodikun e 97-të të
Gjirokastrës, i cili është libër lutjesh. Mund të jetë, ndoshta, dhe dorëshkrimi që identifikohet
nga Gregory-Aland në numrin 1706.
Kodiku i 76-të, i Beratit
Gregory-Aland: (ndoshta) Nuk është i regjistruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Ungjill.
Koha: Shekulli i 14-të deri shekulli i 15-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 86.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 19.
Përmasat e faqes: 21 cm x 15.7 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 14 cm x 10.5 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të errët, titujt në të errët të zbehtë.
Shënime: Përmban 19 fletë me pjesë nga Ungjilli sipas Mateut, vazhdon me Ungjillin sipas
Markut dhe pastaj me Ungjillin sipas Lukës.
Kapaku: I dëmtuar.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 77-të, i Beratit
Gregory-Aland: (ndoshta) 1208, fragmentet (lectionary).
Tipi: Perikope ungjijsh.
Koha: Më i vonë se shekulli i 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 198.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 23.
Përmasat e faqes: 24 cm x 15.8 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 17.5 cm x 11 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të zezë, nistoret në të kuqe.
Kapaku: Dru i mbështjellë me lëkurë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 79-të, i Gjirokastrës
Gregory-Aland: 2514.
Tipi: Ungjill.
Koha: Shekulli i 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 303.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 21.
Përmasat e faqes: 19.9 cm x 13.5 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 15.5 cm x 9 cm.
Prejardhja: Gjirokastër / (Ar)gyrocaster.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të errët, titujt dhe nistoret në të kuqe.
Kapaku: Prej druri me mbulesë argjendi.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 85-të, i Korçës
Gregory-Aland: Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Ungjill.
Koha: Shekulli i 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 221.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 26.
Përmasat e faqes: 21.2 cm x 15.5 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 15.5 cm x 9.5 cm.
Prejardhja: Korçë.
Të tjera: Disa rreshta janë shkruar në të kuqe, tani të zbehtë. Ka shënime në mes dhe në
fund. Një ose dy fletë janë të dëmtuara.
Kapaku: Origjinali është dëmtuar.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 88-të, i Beratit
Gregory-Aland: (ndoshta) Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Perikope ungjillore.
Koha: Fundi i shekullit të 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 93.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 22.
Përmasat e faqes: 25 cm x 19.3 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 16 cm x 12.5 cm.
Prejardhja: Korçë.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të zezë, titujt dhe nistoret në të kuqe.
Shënime: Hapet me urimet e Elizabetës për Shën Mërinë.
Kapaku: I dëmtuar.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 89-të, i Beratit
Gregory-Aland: (ndoshta) Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Perikope ungjillore.
Koha: Më i vonë se shekulli i 14-të.
Materiali: pergamenë.
Fletë: 53.
Kolona për faqe: 2.
Rreshta për kolonë: 21-22.
Përmasat e faqes: 25.5 cm x 21 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 18.5 cm x 15 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të errët, titujt dhe nistoret prej ari.
Shënime: Përmban perikope nga Ungjilli sipas Mateut, kreu 4 ose 5.
Kapaku: I dëmtuar.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 92-të, i Korçës
Gregory-Aland: (ndoshta) Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Ungjill.
Koha: Fundi i shekullit të 13-të, fillimi i shekullit të 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 420.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 17.
Përmasat e faqes: 19.5 cm x 13.3 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 13 cm x 6.5 cm.
Prejardhja: Korçë.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të zezë të fortë, ka dhe shkrim me të kuqe.
Shënime: Përmban pjesërisht Ungjillin sipas Gjonit.
Kapaku: Origjinali i dëmtuar.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 93-të, i Korçës
Gregory-Aland: (ndoshta) Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Ungjill.
Koha: Shekulli i 13-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 309.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 26.
Përmasat e faqes: 15.3 cm x 12 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 11 cm x 8 cm.
Prejardhja: Korçë.
Të tjera: Grafi në ngjyrë të errët, nistoret prej ari.
Shënime: Tekst në formë kryqi.
Kapaku: Prej druri, ndoshta në fillim me mbulesë tjetër.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku i 97-të, i Gjirokastrës
Gregory-Aland: Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Libër lutjesh.
Koha: Viti 1562.
Materiali: Letër.
Fletë: 315 (sipas Katalogut të Popës), por ngjan të jenë 256.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 20.
Përmasat e faqes: 19.4 cm x 14 cm.
Sipërfaqja e tekstit: 14 cm x 8.5 cm.
Prejardhja: Gjirokastër / (Ar)gyrocaster.
Shënime: Kapaku i këtij kodiku mund t’i jetë vënë Kodikut të 75-të të Gjirokastrës.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku fragment 2, i Beratit
Gregory-Aland: Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Perikope ungjijsh.
Koha: gjysma e parë e shekullit të 13-të.
Fletë: 50.
Kolona për faqe: 2.
Përmasat e faqes: 42.4 cm x 27 cm.
Prejardhja: Berat.
Shënime: Grafi në ngjyrë të zezë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku fragment 5, i Voskopojës
Gregory-Aland: Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Perikope ungjijsh.
Koha: Shekulli i 14-të.
Fletë: 26.
Kolona për faqe: 2.
Përmasat e faqes: 27.5 cm x 20.1 cm.
Grafia: Në ngjyrë të errët.
Prejardhja: Voskopojë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku fragment 7, i Voskopojës
Gregory-Aland: Nuk është i regjstruar në “Kurzgefasste Liste“.
Tipi: Ungjij.
Koha: Shekulli i 14-të.
Fletë: 4.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 18.
Përmasat e faqes: 18.6 cm x 14.3 cm.
Prejardhja: Voskopojë.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku fragment 12, i Beratit 10
Gregory-Aland: Fragment 2245 (?).
Tipi: Katërungjillësh.
Koha: Shekulli i 14-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 4.
Kolona për faqe: 1.
Rreshta për kolonë: 20.
Përmasat e faqes: 24.3 cm x 17.6 cm.
Përmasat e tekstit: 20.5 cm x 13 cm.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: 3 faqe janë me vrima në të gjithë sipërfaqen.
Shënime: Fleta e parë fillon me Ungjillin sipas Lukës, 20, 3. Të tjerat nuk vijojnë sipas radhës.
Kodiku fragment 13, i Vithkuqit
Gregory-Aland: Nuk e përmendin.
Lloji: Katërungjillësh.
Koha: viti 1728.
Materiali: I papërcaktuar.
Fletë: 1.
Prejardhja: Vithkuq.
Të tjera: Shkrime biblike?
Kodiku fragment 15, i Beratit
Gregory-Aland: Nuk përmendet.
Fletë: 1.
Prejardhja: Berat.
Të tjera: Ka një shënim me mallkimin e 318 etërve kundër çdonjërit që merrte hua librin dhe
e humbte.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Kodiku fragment 16, i Voskopojës
Gregory-Aland: Nuk përmendet.
Koha: Fundi i shekullit të 14-të, fillimi i shekullit të 15-të.
Materiali: Pergamenë.
Fletë: 9.
Përmasat e faqes: 30 cm x 23.4 cm.
Prejardhja: Voskopojë.
Të tjera: Inicialet janë me ngjyrë të kuqe, germat janë të gjera, me ngjyrë të zezë.
Shënime: Ka pesë paragrafë të Ungjillit sipas Gjonit dhe tre sipas Markut.
Referenca të mëparshme: Nuk ka.
Disa kodikë (jo vetëm me përmbajtje biblike) janë gjetur midis dorëshkrimeve të pakataloguara,
që i takojnë fondit të manastirit të Shën Gjon Vladimirit në Elbasan. Gjithashtu në Muzeun e
Artit Mesjetar në Korçë ndodhen disa dorëshkrime të vona, të cilat mund të jenë ose jo biblike.
Dr. Sinani me dashamirësi më sqaroi se në librin e tij kishte një pasakësi në shtyp lidhur me
vendndodhjen e manastirit të Shën Gjon Vladimirit. Në libër thuhet se manastiri ndodhet në
Durrës. Në të vërtetë shenjti me këtë emër ka predikuar në Durrës, ku ka shërbyer si klerik,
por manastiri ka qenë në Elbasan.
Ende vazhdojnë të sistemohen dorëshkrime të pakataloguara nga manastiri i Shën Gjon
Vladimirit në Elbasan.
II.
Ajo që unë gjeta në Shqipëri, është një pasuri e madhe, e pabesueshme, për të cilën kurrë
s’kam menduar se do ta gjeja në një vend të tillë, të cilit shumë vetë në botë nuk ia dinë as
emrin 11.
Pasi vizitova dhe qytetin e Beratit, që ka qenë një qendër e mjeshtërisë së shkrimeve të
shenjta, u binda përfundimisht se dorëshkrimet ungjillore që ruhen në arkivat e këtij vendi,
duke qenë trashëgimi kulturore e Shqipërisë, janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë
botërore.
Dorëshkrimet ungjillore që ruhen në Shqipëri nuk mund të shihen të shkëputura nga
dorëshkrimet e tjera të gjetura në botë. Kam parasysh dorëshkrimet e krishtërimit të hershëm
që ruhen në Vatikan, në arkivat dhe muzeumet e Britanisë, Francës, Rusisë, Italisë, Austrisë,
Greqisë e Egjiptit.
Kur flasim për historinë e krishtërimit dhe vendin e Shqipërisë në këtë histori, duhet fillimisht
të theksojmë atë që ka shkruar Shën Pali: “E predikova Ungjillin nga Jeruzalemi në Iliri”. Pra
ai e ka predikuar edhe këtu, në këtë vend, ku sot është Shqipëria. Shumë prej misionarëve të
krishterë shkuan në Romë, ku dhe u martirizuan, mbase nëpërmjet rrugës “Egnatia” që
kalon mes për mes Shqipërisë.
Tani le të kthehemi te “Kodiku i Purpurtë i Beratit”. Përderisa është gjetur në këtë vend, duhet
menduar se ai është një tekst vendës. Me këtë kuptoj se ai i përket fondit dhe traditës kulturore
të vendit ku është gjetur. Kjo është e njëjta gjë sikurse themi se shkrimet e gjetura në Egjipt
apo Jeruzalem, në Itali apo në Greqi, u përkasin traditave të atyre vendeve. Shqipëria është
historikisht fqinje e këtyre vendeve. Pasi u njoha me dorëshkrimet dhe me kontekstin vendor
të ruajtjes shumëshekullore të tyre, e kuptova edhe më mirë këtë të vërtetë. Kuptova se
Berati ka qenë vërtet qendër e kopjimit të këtyre dorëshkrimeve. Jo vetëm kaq, njerëzit e këtij
qyteti kanë ditur t’i ruajnë monumentet e tyre kulturore-fetare dhe t’ua lenë trashëgimi brezave
që vijnë pas. Unë mendoj se Berati ka qenë një nga qendrat e krishtërimit jo vetëm për
Shqipërinë, por edhe më gjerë.
Në dorëshkrimet e AQSH-së gjeta vlera që nuk ma merrte mendja se do t’i gjeja. Duke studiuar
katalogët e dorëshkrimeve ungjillore që qarkullojnë në Perëndim, unë mendoja se do të gjeja
“Kodikun e Purpurtë të Beratit”, “Kodikun e Artë të Anthimit”, dhe ndonjë tjetër. Mirëpo gjeta
plot 100 kodikë të bashkuar në një fond dhe 100 të tjerë të shpërndarë në fonde të ndryshme.
Këta përbëjnë një bibliotekë të tërë.
Në botë numërohen 7 kodikë të purpurt. Dy nga këta gjenden në Shqipëri. Të mendosh që
nga 7 botime të tilla të hershme luksoze dy prej tyre ndodhen në Shqipëri! Kjo është një gjë e
madhe, që flet shumë. Dorëshkrimet që u kopjuan në pergamenë me ngjyrë të purpurt janë
prodhime të shtrenjta. Vetëm persona të pasur, kishat e mëdha e vende të fuqishme mund të
porositnin vepra të tilla. Kjo do të thotë se Shqipëria e shekullit të 6-të ka qenë një vend i
pasur.
Ajo që më ka bërë shumë përshtypje pasi kam lexuar tekstin është devocioni, pasioni,
këmbëngulja e atyre njerëzve që kanë punuar mbi këta libra. Kam parë e kam lexuar shumë
shkrime të shenjta, që nga Jeruzalemi e deri në Athinë, që nga Shtetet e Bashkuara e deri në
Britani. Mirëpo shkrime të tilla të qarta e të kuptueshme, si në Shqipëri, rrallë kam lexuar. Ato
formojnë një grup të veçantë, kanë individualitetin e tyre, pra është një grup në harmoni me
shkrimet e tjera të hershme të gjetura në botë, por me karakteristika dalluese.
Do të mund të mësohej më shumë rreth këtyre dorëshkrimeve dhe vlerës së tyre, në qoftë
se dikush do të bënte një studim më të thelluar, për shembull, për miniaturat që kanë ato. Gati
të gjitha dorëshkrimet në AQSH kanë në fillim një pikturë në miniaturë. Sipas llojit të
dorëshkrimit, ajo mund të jetë shembëlltyrë e ungjillorit që ka shkruar tekstin: e Markut, e
Mateut, e Lukës apo e Gjonit. Ata paraqiten të ulur duke shkruar. Mirëpo, në disa dorëshkrime,
unë zbulova diçka të pazakontë: një ungjillor që qëndron më këmbë dhe i dikton skribit
(shkruesit) në pozicion ulur, të shkruajë tekstin ungjillor. Kjo pikturë paraprin Ungjillin sipas
Gjonit, i cili është shumë i vlerësuar në teologji. Kjo pikturë me dy njerëz, ungjillorin dhe
nxënësin, tregon për një mendësi të panjohur, të cilën unë nuk e kam hasur asgjëkundi.
Shumë rëndësi ka, për të qartësuar individualitetin lokal të këtyre shkrimeve, faqosja,
kompozimi i rreshtave, kujdesi për çdo germë të derdhur në ar apo argjend. Pra, nuk kemi të
bëjmë me një punë shkel e shko, por me një punë të kujdesshme. Të përfytyrosh se ç’vetëdije
kanë pasur njerëzit që vazhdimisht kanë rrezikuar për këto dorëshkrime! Kemi të bëjmë me
një mjeshtëri.
Këto vlerësime unë munda t’i formuloj duke qenë se në AQSH m’u krijuan mundësitë të
këshilloj vetë dorëshkrimet origjinale. Kur ke librin në dorë të duket sikur bisedon ballë për
ballë me atë që e ka shkruar këtu e 16 shekuj më parë. Prandaj dua të falenderoj në mënyrë
të veçantë dr. Shaban Sinanin, si dhe punonjësit e tjerë të arkivave të Shqipërisë, të cilët më
kanë ndihmuar si askund tjetër. Besoj se ata e tejkaluan detyrimin zyrtar thjesht për të më
ndihmuar.
Dy gjëra më duhet të bëj urgjentisht. E para, të hartoj një raport të hollësishëm për kolegët e
mi në Birmingam. Të dhënat e deritanishme, që gjenden në listat ndërkombëtare të
dorëshkrimeve të letërsisë ungjillore, do të krahasohen me të dhënat e marra nga burimi i
drejtpërdrejtë. E dyta, të bëj një relacion për z. Sinani, i cili, gjithashtu, është një njohës i mirë
i kodikëve të Shqipërisë. Pas kësaj, nga të dyja palët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të jetë
e qartë çfarë është shkruar në katalogët ndërkombëtarë në Perëndim me atë që ka në të
vërtetë.
Erdha nga Anglia në Shqipëri për të studiuar këto dorëshkrime, të cilat jashtë Shqipërisë nuk
janë shumë të njohura. Është shumë e rëndësishme që bota t’i njohë. Ajo duhet të dijë se
çfarë ka konkretisht në këtë traditë Shqipëria. Duke njohur këto vlera, bota Perëndimore do të
ketë një vlerësim tjetër, më të madh, për Shqipërinë dhe kulturën e saj; pra, të vlerësojë këtë
vend të vogël me një kulturë të madhe e të hershme. Shqipëria ka kontributin e vet në letërsinë
ungjillore.
Përsa u përket dorëshkrimeve që ndodhen në AQSH është e rëndësishme të shihet se si
lidhen ato me njëra-tjetrën. A krijojnë ato një tablo të gjerë e në vazhdimësi? “Beratinus-1“ e
„Beratinus-2“ janë produkte të një kulture të lartë. Kjo do të thotë se në kohën që janë shkruar
Shqipëria zinte një vend të rëndësishëm në rajon. Që me shikimin e parë kuptohet nga teksti
dhe nga stili i të shkruarit se këto dorëshkrime janë të lidhura me dorëshkrimet e tjera botërore
të krijuara në fillimin e mijëvjeçarit të parë para erës së re.
Tani e kuptoj pse ka qenë aq e madhe lufta për t’i grabitur këta kodikë, apo për t’i zhdukur
krejtësisht nga Shqipëria. Sa më e madhe ka qenë kjo luftë, aq më e madhe ka qenë dhe
dashuria e njerëzve për t’i ruajtur ata e për t’ua lënë brezave që do të vijnë më pas. Këta libra
janë krijuar këtu, në këtë vend, e nga këta njerëz, ndryshe ç’kuptim do të kishte sakrifica!
Burimet12 :
Aland, Kurt: Kurzgefasste Liste der Griechischen Handschriften des Neuen Testaments, 2nd
Edition, (Berlin-Walter de Gruyter, 1994).
Katologos tou en tais ierais ekklhsias ths sunoikias kastrou, polews Beratiou
ths mhtropolews Belegradwn euriskomenwn arcaiwn ceirografwn’. Deltion ths
Istorikhs kai Eqnologikhs Etairias ths Ellados 5 (1900): 352-369 & plates 1-12
(Alexoudes, Anthimus).
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave: Arkivi Qendror i Shtetit (Tiranë, 1999).
Batiffol, Pierre: „Evangeliorum Codex Graecus Purpuraeus Beratinus F “, Mélanges
d’archéologie et d’histoire (École française de Rome) 5 (1885): 358-76 & plate xvi.
Batiffol, Pierre: „Les manuscrits grecs de Bérat d’Albanie et le codex purpueus F . Archives
des missions scientifiques et littéraires, 3rd Series, 13 (1887): 439-556.
Koder, Johannes: “Zur wiederentdeckung zweir Codices Beratini”, Byzantinische Zeitschrift
65 (1972): 327-328.
Koder, Johanes, and Erich Trapp: „Katalog der Griechischen Handschriften in Staatsarchiv
zu Tirana“, Jahrbuch der Õsterreichischen Byzantinischen Gesellachaft 16 (1967): 197-214.
Popa, Theofan: „Pasaporta të kodikëve të fondit 488“, 1983, dorëshkrim, AQSH.
Sinani, Shaban: Kështjella e virtytit, (Tiranë, 2001).
I Vangeli dei Popoli, (Vatican City, Biblioteca Apostolica Vaticana, 2000).

Shënime shpjeguese:
1. Ruhet në gjuhën angleze pranë AQSH-së. Botohet i plotë në përkthimin shqip.
2. Autori, sikurse dhe katalogues të tjerë të dorëshkrimeve biblike e ungjillore, në emërtimin e identifikimin
e kodikëve rregullisht përdor shkurtesa: Kod. Br. 2. Në tekst jepen emërtime të plota.
3. Për herë të parë në një katalog veçohen përmasat e tekstit.
4. Eshtë një prej kontributeve më të rëndësishme të autorit përcaktimi i plotë i burimeve të mundshme
për çdo kodik të përshkruar a diskutuar në studimet kodikologjike jashtë vendit.
5. Në studimet e autorëve shqiptarë Beratinus-2 është cilësuar „prej pergamene të bardhë”. Ndreqje
shumë e rëndësishme prej autorit.
6. Gregory-Aland përdorin termin “Lectionary”. Autori përdor temrin “gospels lectionary”. I përgjigjet termi
kishtar “perikope”. U preferua të përkthehet me një fjalë më të njohur të shqipes, me të njëjtin kuptim,
“fragmente”.
7. Çështje e sqaruar saktë nga Theofan Popa.
8. Kodiku i 27-të, në fakt, nuk përmban omilie, por letërsi ungjillore.
9. Kodiku i 27-të vjen nga Berati. Ai njihet, veç të tjerash, për shënimin se si u mbrojtën dorëshkrimet
e rëndësishme nga Skuripeki më 1356.
10. Autori zgjodhi për krahasim vetëm dorëshkrimet që: 1. Ishin me përmbajtje ungjillore; 2. Ishin me
material pergamenë; 3. Ishin objekt diskutimi në inventarët ndërkombëtarë të dorëshkrimeve ungjillore.
Për këtë arsye nuk ka konsiderata për më shumë se dy të tretat e dorëshkrimeve. Në një variant
paraprirës autori ka bërë krahasime, analogime dhe vlerësime edhe për kodikë të tjerë, që kanë
numër reference ndërmjet 30 dhe 100 të katalogut dhe inventarit të fondit 488.
11. Këto vlerësime dr. Roderic L. Mullen i shprehu gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar pranë DPA-së me
studiues të paleokrishtërimit dhe paleografisë (ligjërata e tij ruhet në gjuhën angleze pranë AQSH-së),
si dhe gjatë një interviste që u përgatit për shtyp nga z. F. Sejdiaj.
12. Burimet dhe referencat e brendashkruara janë të vetë autorit.

 

* Kodikët e Shqipërisë

 

[cite]