DRAGOSTUNJA


DRAGOSTUNJA
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (JL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Babje e Spathar, popullsia gjithsej 3694 banorë. Përmendet si qendër banimi në shek. XV, i ndarë në dy fshatra: «Drago» dhe «Stunjë». Në JL në kodrën «maja e pazares» ndodhen mbeturinat e një qyteze mesjetare. Këshilli NÇ është ngritur në tetor 1944. Në D. gjatë Luftës ANÇ ka qëndruar Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ dhe sh. Enver Hoxha. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1966. D. bën pjesë në kooperativën e bashkuar me të njëjtin emër. Ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, klinikë dentare, pika të shërbimit tregtar dhe komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dragostunja


[cite]