DRAGOTI
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (JL), në rrugën Tepelenë-Përmet, rrëzë malit të Shëndëllisë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Damës, Beçisht, Kashisht, Bylysh, Mezhgoran dhe Peshtan, popullsia gjithsej 2982. Është vendbanim i vjetër. Këshilli NÇ” u ngrit më 1943. Çeta «Hajredin Tremishti» ka bërë luftime të ashpra në Grykën e Mezhgoranit afër D. Në këto luftime më 2.7.1943 ra Heroi i Popullit Asim Zeneli. Në nëntor 1943, në Urën e D., Batalioni «Baba Abaz» dhe forca të tjera të Br. I S, shpartalluan mbi 300 ballistë. U çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në shtator 1955. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe frutikulturën. Vend të rëndësishëm zënë dhe bagëtitë e imëta. D. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dragoti


[cite]