DRASHOVICA 1920-1943
✤ Monument skulpturor në bregun e lumit të Shushicës (Vlorë), përballë urës historike të Drashovicës, përuruar më 1980, vepër e Skulptorit të Popullit M. Dhrami. Përbëhet nga grupi skulpturor dyfigurësh (bronz 5 m i lartë) që paraqet dy epokat, Luftën e Vlorës dhe Luftën ANÇ, si dhe nga harku (beton 13 m i lartë) që në njërin krah ka relievin kushtuar 1920-ës dhe në tjetrin relievin kushtuar 1943-së dhe emblemën e flamurit në krye të harkut. Vepra mishëron artistikisht dy ngjarje epope në historinë e popullit shqiptar, dy luftëra për liri e pavarësi në Drashovicë: më 1920 kundër imperializmit italian dhe më 1943 e para betejë frontale kundër pushtuesve gjermanë. Konceptimi monumental i veprës vjen nga zbërthimi i madhështisë së ngjarjes përmes sintezës arkitekturë-skulpturë, me gjuhë të qartë plastike dhe me tipare të heronjve konkretë me karakteristikat e tyre individuale.
(K. Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Drashovica 1920-1943
[cite]