DREJTORIA E KONTROLLIT TË MJETEVE MATËSE


DREJTORIA E KONTROLLIT TË MJETEVE MATËSE
✤ Institucion qendror pranë Këshillit të Ministrave që merret me kontrollin e të gjitha llojeve të mjeteve matëse në RPSSH. U krijua më 1951, në fillim merrej me kontrollin e mjeteve matëse të masës, të vëllimit dhe të gjatësisë, që përdoren në rrjetin e tregtisë. Më 1970 iu shtua edhe detyra e kontrollit të të gjitha llojeve të mjeteve matëse që përdoren në vend. Veç laboratorëve të posaçëm qendrorë të metrologjisë, D. e K. të M. M. përdor edhe laboratorë të ndërmarrjeve të mëdha të vendit, për kontrollin e mjeteve matëse. Ruan etalonet kombëtare të njësive të matjes, dhe i kalon njësitë e matjes në etalonet e ndërmarrjeve e të institucioneve të ndryshme, harton metodikat e kontrollit dhe skemat e kalimit të njësive matëse, kryen ekspertiza metrologjike, organizon kualifikimin e kontrollorëve të mjeteve matëse në rrethe, miraton kushtet teknike të prodhimeve të reja të mjeteve matëse dhe mbikëqyr zhatimin e detyrave për saktësimin e matjeve në diskastere, në k. e. të këshillave popullorë të rretheve, në ndërmarrje, institucione dhe koop. bujqësore. Punon për njësimin e matjeve në të gjithë vendin dhe ndjek zhatimin e plotë të sistemit ndërkomhëtar «SI» të matjeve, në përputhje me të cilin janë edhe nfësitë e matfes (shih) në RPSSFI. Përfaqëson vendin në organizatat ndërkombëtare të metrologjisë.

(Ll.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drejtoria E Kontrollit Të Mjeteve Matëse


[cite]