DREJTORIA E KONTROLLIT PËR SHFRYTËZIMIN E MJETEVE TË TRANSPORTIT


DREJTORIA E KONTROLLIT PËR SHFRYTËZIMIN E MJETEVE TË TRANSPORTIT
✤ Organ kontrolli në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve, që ndjek zbatimin e rregullave për shfrytëzimin me efektshmëri të të gjitha automjeteve të vendit, duke mënjanuar: lëvizjet e panevojshme paraiel me rrjetin hekurudhor dhe rrugët detare, lëvizjet boshe, shfrytëzimin jo të plotë të aftësive bartëse të tyre, si dhe përpunimin jashtë kohës normale të mjeteve të transportit gjatë ngarkim-shkarkimit.

Pararendëse e D. K. SH. M. T. ka qenë DASHA (Drejtoria e Agjencive të Shfrytëzimit të Automjeteve), e krijuar më 1965. Më 1972 u krijua Drejtoria e Spedicionit dhe e Kontrollit të Shfrytëzimit të Automjeteve. Kjo Drejtori krahas kontrollit për shfrytëzimin e automjeteve, kryente edhe transportimin e mallrave me pakicë në të gjithë venain deri më 1980.

(P. Ça.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drejtoria E Kontrollit Për Shfrytëzimin E Mjeteve Të Transportit


[cite]