DRENOVA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (JL), në rrëzë të faqes P të malit të Moravës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Mborje, Boboshticë, Mollaj (Dvoran), Qatrom, Turan, Ravonik dhe fshatin e ri Moravë, popullsia 9630 banorë. Sipas gërmimeve arkeologjike është vendbanim ilir. Nga fshati kanë dalë njerëz të shquar të Rilindjes Kombëtare si Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), Efthim Kristo (Brandi). Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Pas Çlirimit në fshatin D

ka bërë vizita disa herë sh. Enver Hoxha. Koop. bujqësore u ngrit më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër që u krijua në 1971. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit, i pemëve. D. është e përmendur për manat e zinj. Pranë fshatit është miniera e qymyrit e Mborje-D., nga më të vjetrat e vendit. Më 1925 u ngrit një fabrikë alkooli, që punoi disa vjet pas Çlirimit, D. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeie, pika të shërbimit tregtar e komunal. Ka monumente natyrore (Bredhi i Drenovës, i Bozdovecit, Manat e Zeza, Parku Kombëtar).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drenova


[cite]