DRINI I LEZHËS
✤ Një nga dy degët e 1. Drin, rreth 45 km. e gjatë, që shkëputej nga Vau i Dejës e rrjedh nga J e JP përmes Lezhës dhe derdhej në detin Adriatik. U formua në dhjetor 1854 kur pas një vërshimi shumë të madh Drini (shih), që deri atëherë rridhte i tëri përmes Lezhës, u nda në dy pjesë: njëra. vazhdoi rrjedhën e vjetër e tjetra u derdh në Bunë, pranë Urës së Bahçallëkut (Drini i Bahçallëkut). Pas kësaj D. i L. filloi gradualisht ta humbiste rëndësinë gjeografike. Kjo ndikoi edhe në proceset gjeomorfologjike të lumit, sidomos në deltën e njohur të Drinit, e cila rritet me shumë ngadalësi. Pas sistemimit përfundimtar të rrjedhjes së D. të L. më 1963, kjo degë e D, kryen funksionin e një kanali kullues që mbledh ujërat e Zadrimës e pjesërisht të Bregut të Bunës dhe i shkarkon në det.
(Me. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Drini I Lezhës
[cite]