DRITAJ
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit, në ‘krahinën etnografike të Mokrës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Bërzheshtës (shih). Në JL të fshatit ndodhen rrënojat e një qyteze me emrin «Gradishtë». Emri i vjetër i fshatit ka qenë Manastirec. Banorët e fshatit kanë ndihmuar Luftën ANÇ. Këshilli NÇ është ngritur nga mesi i vitit 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në vitin 1956. Bën pjesë në koop. e hashkuar të Bërzeshtës. Ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, ambulancë-konsultore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dritaj


[cite]