DUKAGJINI


DUKAGJINI
✤ Krahinë gjeografike dhe etnografike në rrethin e Shkodrës, në P të Alpeve Shqiptare, në kufi me rrethin e Tropojës. Shtrihet në pellgun e 1. të Shalës dhe rrjedhjen e sipërme të 1. të Kirit. Është ndërtuar prej gëlqerorësh, dolomitesh dhe rreshpesh të mesozoit, që formojnë një reliev me kontraste të theksuara midis pellgjeve të thella (Thethit, Shalës, Shoshit etj.) dhe kreshtave të larta alpine që i rrethojnë (majat e Alisë, Boshit, Kakisë, Harapit, Radohinës, Bigës së Gimajve etj.). Qafat kryesore janë ajo e Tëthores (shih), që e lidh me luginën e Bogës, ajo e Valbonës (1800 m) dhe e Agrit (shih) që e lidhin përkatësisht me luginën e Valbonës dhe të Nikajt. Ka klimë malore me dimër të ashpër e të lagët dhe verë relativisht të freskët. Temp. mesatare vjetore është 11°C, e janarit 1.5°C, e korrikut 20.6°C. Mesatarja vjetore e reshjeve është 2975 mm, e borës 84 cm. Ka shkurre (në lartësinë 200-600 m), dushk (midis 700-1100 m lartësi) dhe ah (mbi 1200 m lartësi). Në rrëpirat gëlqerore rriten dhe drurë të rrallë rrobulli. L. i Shalës ka prurje të madhe, me rezerva të mira energjetike. Është e zhvilluar bujqësia (misri, thekra, patatja e frutikultura), blegtoria (delja, dhia, lopa e derri), shfrytëzohen pyjet (Shoshi). Qendrat kryesore të bammit jaiië-. Thethi, Breglumi (qervdra), Lotaj, Pecaj Ndrejaj-Shoshi, Gimaj, Abati etj.

Krahina e madhe etnografike e D. shtrihej në V gjer në 1. Drin e Skatinë dhe në J gjer në 1. Veleshieë, Mallë e Lurës, Urakë e Mat. Gjatë mesjetës, së bashku me Malësinë, D.përbënteprincipatën e Pultit. Në shek. XIV, mbi këtë truall, në mes të principatës së Spanëve e të Kastriotëve, lindi një principatë e re, nën udhëheqjen e familjes së Dukagjinëve (shih) që i dha emrin kësaj principate. Përfshinte pllajat e Iarta nga L që quheshin Rrafshi i D., bllokun qendror të maleve, që quheshin Malet e D. dhe fushat e ulëta P gjer në breg të detit me qendër Lezhën. Me pushtimin e Shqipërisë nga osmanët D. e humbi rrafshin nga L dhe fushën bregdetare nga P, por e vazhdoi luftën e qëndresën në malet e Dukagjinit për gati dy shekuj. Me shkatërrimin e tij nga osmanët në shek. XVII D. e humbi njësinë ekonomiko-shoqërore e politike dhe i zunë vendin disa krahina të vogla, të veçanta si Mirdita, Luma, Hasi, Malziu, Berisha, Mërturi, Puka, Iballja, Dukagjini i ri etj. Një pjesë e popullsisë u shpërngul në krahinat e afërta. Të gjitha këto njësi të reja ruajtën një ndjenjë bashkësie, të shprehur në emrin e përbashkët D., në toponime e legjenda për udhëheqjen e saj historike, në kanunin e njohur Kanuni i Lekë Dukagjinii (shih) dhe në shumë tradita të një kulture të hershme të përbashkët. D. i Ri, ose thjesht Dukagjini, një nga krahinat e vogla të D. të dikurshëm, shtrihët në luginën e mbyllur të 1. të Shalës, banohet nga pasardhësit e popullsisë së Pultit mesjetar, të ardhur nga D., të cilët i dhanë edhe emrin.

Në këtë krahinë kanë qenë të gërshetuara traditat e D. me ato të Malësisë. Në organizimin ekonomiko-shoqëror mbizotëronin normat e kanunit të maleve. Banesa ruan formën e një varianti të kullës me nuanca të Malësisë dhe të D. Në veshje shihet ndikimi i Malësisë: burri ka veshje si ajc e Malësisë, gruaja e zëvendësoi tipin e gunës me atë të xhubletës. Pas Çlirimit D. i Ri ka marrë zhvillim të madh ekonomik e shoqëror, me blegtori e bujqësi të zhvilluar, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e ndjeshëm të mënyrës së jetesës së banorëve të kësaj rrethine.

(Gj.G.—Rr.Zq

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dukagjini


[cite]