DUKAJ
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (VP), në rrugën Tepelenë-Vlorë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bënçë, Salari, Turan, Veliqot, Memaliaj-fshat, Çërrilë dhe Vasjar, popullsia gjithsej 5316. D. është qendër banimi e vjetër. Në fushën e D. ndodhen tumat e qytezës së Horës e shek. II p.e.r. Poshtë rrugës Tëpelenë-Vlorë, në të dalë të fshatit (VP) ndodhen gjurmët e një fortifikimi të’ lashtë me emrin Qytezë. Këshilli NÇ u formua më 1942. Brigada VI S ka zhvilluar në qafën e fshatit D. luftime të ashpra kundër forcave mercenare e gjermane më 25.7.1944. Në këto luftime ra Heroi i Popullit Mitro Xhani. Është vendlindja e Heroit të popullit Memo Nexhipi. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955. Ka drejtim kryesor rritjen e bagëtive të imëta. Vend të rëndësishëm zënë dhe drithërat e bukës. D. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, grupin e këngës popullore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dukaj


[cite]