Ε Diela

E diela është dita e Zotit, d.m.th. e përkushtuar për Zotin. Besimtarët e dinë rëndësinë e kësaj dite, ndaj, duke iu shmangur punëve, bëjnë pushim, shkojnë në Kishë dhe pjesën tjetër të ditës e kalojnë në atmosferën e gëzuar familjare ose merren me vepra njeridashëse. Në këtë ditë njerëzit të veshur me rrobat e tyre më të mira bëjnë vizita tek të afërmit ose dalin shëtitje me fëmijët e tyre. E gjithë familja duhet të hajë drekë së bashku. Edhe ushqimi është më i miri i gjithë javës, duke i dhënë çdo gjëje atmosferën e festës. Kështu pra dallohet e Diela nga ditët e tjera të javës, si nga karakteri fetar e adhurues, ashtu edhe qëllimi shoqëror i saj. Epiqendra e saj është shprestaria dhe përkushtimi te Perëndia, adhurimi i përbashkët gjatë Liturgjisë Hyjnore, si dhe vepra bamirëse ndaj të afërmve.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Andrea Llukani, Përmes shkrimeve, (Publiçistikë), Tiranë 2004, faqe 40-41.

Besimi — Ortodoks

[cite]