Egjipti në kohët biblike

Egjipti në kohët biblike

Egjipti ishte në zotërimin e romakëve dhe gjendej afërsisht rreth 60 milje larg prej Bethlehemit. Palestinezët zakonisht udhëtonin natën, sepse udha ishte më e lehtë. Kështu Josifi mori foshnjën dhe nënën e tij dhe u nisën për tu vendosur në Egjipt në një vend që quhej Materej në afërsi të Kajros. Udhëtimi prej Bethlehemit në Egjipt zgjaste dy ditë. Familja e shenjtë qëndroi në Egjipt derisa vdiq Herodi. Egjipti ishte që në kohët e vjetra si vend mbrojtjeje për hebrenjtë. Atje kishte mjaft judenj, të cilët përbënin diasporën judaike, por qëndrimi i foshnjës hyjnore në Egjipt u bë edhe për një arsye tjetër, sepse duhej të përmbushej profecia: “Nga Egjipti e thirra tim bir” (Osea 11,1).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Egjipti në kohët biblike" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/egjipti-n%c3%ab-koh%c3%abt-biblike