EKUINOKSI

(qielli)

Gjatë dimrit netët janë të gjata, ndërsa gjatë verës janë më të shkurtra Por ditën e parë të pranverës dhe të vjeshtës nata dhe dita zgjasin njëlloj. Këto ditë janë 21 marsi dhe 23 shtatori, dhe quhen ekuinokse. Kohëzgjatja e ndriçimit të Diellit nuk është e njëjtë në çdo pikë të Tokës, sepse boshti i Tokës është gjithmonë i pjerrur në të njëjtin drejtim. Evropa merr dritë nga Dielli për një kohë më të gjatë në verë, kur veriu boshtit tokësor është i kthyer nga Dielli, dhe për një kohë më të shkurtër në dimër, kur veriu i boshtit është kthyer në drejtim të kundërt. Ekuinokset janë çastet kur dita dhe nata zgjasin njëlloj, sepse rrezet e Diellit bien pingul mbi boshtin e Tokës.

Qielli – Deti – Toka

[cite]