MUZGU DHE AGIMI

(qielli)

Muzgu është koha pas perëndimit të Diellit, ndërsa agimi është koha para lindjes së Diellit. Muzgu dhe agimi nuk zgjasin njëlloj në të gjitha vendet. Muzgu është një interval kohe prej 30-60 minutash, gjatë të cilit nata nuk është e plotë. E njëjta gjë edhe për agimin, i cili fillon 30-60 minuta para lindjes së Diellit dhe zgjat derisa lind Dielli. Muzgu dhe agimi nuk zgjasin njëlloj në çdo vend. Kjo varet nga këndi nën të cilin Dielli prek vijën e horizontit kur lind ose kur perëndon. Në vendet ekuatoriale muzgu dhe agimi zgjasin më pak se në vendet e tjera larg ekuatorit. Dukuria e muzgut dhe e agimit shkaktohet nga prania e atmosferës tokësore, e cila pasqyron në tokë dritën e Diellit që përpara se ai të dalë mbi horizont si edhe mbasi ai është ulur nën horizont.

Qielli – Deti – Toka

[cite]