Emblema e Bizantit

Emblema e Bizantit

Në vitin 1472 Knjazi Ivan III u martua me Sofie Paleologun, e cila ishte mbesa e perandorit të fundit bizantin. Ivani e shpalli veten Car të Rusisë dhe trashëgimtar të Perandorisë Bizantine. Ai përvehtësoi Emblemën Bizantine të shqiponjës dy-krenare dhe mbajti ndaj kishës qëndrimin, si të ishte perandor bizantin. Knjazi Ivan III aplikoi në Moskë zakonet bizantine dhe shumë shpejt Rusia u vu të luajë në Lindjen e krishterë, atë rol udhëheqës që dikur e kishte luajtur Perandoria Bizantine. Kisha ruse jo vetëm që u shpall e pavarur, por me kalimin e kohës në vitin 1589, Motropoliti i Rusisë mori titullin Patrik i gjithë Rusisë. Gjatë mbretërimit të birit të Ivanit Teodorit, Patriku i Konstandinopojës Jeremia II vajti në Moskë për të kërkuar ndihmë, sepse Kisha e Konstandinopojës në atë kohë ishte nën pushtetin e turqve. Nga presioni i ushtruar Patriku Jeremia e njohu Kryepiskopin e Moskës Job, si Patrik të gjithë Rusisë. Sinodi që u mbajt në vitin 1593, e njohu në mënyrë kanonike Patriarkanën Ruse. Ndërkohë Kisha e Rusisë mori aprovimin e statusit si Patriarkanë edhe nga Patriarkanat e Aleksandrisë, Antiokisë dhe Jeruzalemit, duke u njohur zyrtarisht si patriarkana e pestë sipas ndereve, ndër patriarkanat e lindjes.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Teodor Papapavli, Historia e Krishterimit, (Dispensë), Tiranë 1994, faqe 39.

Besimi — Ortodoks

[cite]