EMETIMI I BANKËNOTAVE


EMETIMI I BANKËNOTAVE
✤ Hedhja në qarkuUim e parave (biletave bankare) nga banka. Në shtetet kapitaliste E. i B. kryhet nga banka të veçanta, si rregull nga bankat e emetimit. Në periudhën e krizës së përgjithshme të kapitalizmit ka marrë një përhapje të gjerë E. i B. të pakëmbyeshme në ar ose në monedha ari.

Në Shqipëri E. i B. ka filluar pas krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (shih), shkurt 1926. Gjatë periudhës së regjimit të A. Zogut Banka Kombëtare e Shqipërisë e mbajti E. e B. në qarkullim nën nivelin e nevojave të ekonomisë kombëtare dhe shkaktoi deflacion artificial, ndërsa në vitet e pushtimit nazifashist, ajo kaloi në emetimin e tepërt të bankënotave në qarkullim, gjë që shkaktoi një inflacion të madh. Politika që ndoqi Banka Kombëtare e Shqipërisë në E. e B. pati pasoja rrënuese për ekonominë e vendit. Me vendosjen e pushtetit popullor, Banka e Shtetit Shqiptar (shih), emetoi bankënota të reja që u vunë në qarkullim në korrik 1946 në procesin e zbatimit të reformës monetare (shih). Nga kjo kohë pushteti popullcr ka kryer E. e B. në përputhje me kërkesat e ligjit të qarkullimit të parasë, duke siguruar ngritjen e vazhdueshme të fuqisë blerëse të monedhës kombëtare, lekut.

(I.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Emetimi I Bankënotave


[cite]