(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga gr. “eparchos”, term kuptimisht i barasvlershëm me idiomën latine “praefectus urbi”, gjyqtar i qytetit. Në vitin 359 Konstanci i 2-të u shpall “epark i Romës së vjetër”. Titulli i eparkut ishte një prej më të rëndësishmëve të perandorisë. Ishte figura e parë, me një status të veçantë, për organizimin e shtetit perandorak. Pushteti i eparkut përshkruhej kështu:“Gjithë shoqëria, të gjithë qytetarët, tërë populli, nuk kanë asnjë pushtet mbi eparkun e qytetit”. Eparku i Kostandinopojës gjithnjë është quajtur “glorissimus”. Por në shekullin e dhjetë, me riorganizimin e protokollit perandorak, eparku zbriti në rangun e 18-të. Nga gjysma e dytë e shekullit të 12-të eparku ishte thjesht një “sevast”.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë