Epiderma
Fjala epidermë do të thotë që qëndron mbi dermën, pra që qëndron mbi lëkurën. Në fakt epiderma është veshja e jashtme, është shtresa më e sipërme e lëkurës sonë.
Epiderma është e përbërë nga disa shtresa të vendosura njëra mbi tjetrën, si fletët e një libri. Këto shtresa janë të përbëra nga qeliza me lëndë brirore. Çdo ditë ndodh që shtresat e sipërme të epidermës të bien për shkak të fërkimeve ose edhe për shkaqe të tjera. Por ato zëvendësohen menjëherë nga shtresat më të poshtme. Gjatë gjithë jetës, shtresat më të thella të epidermës prodhojnë pa ndërprerje qeliza të reja që formojnë shtresat që bien. Është kjo arsyeja që çdo çarje ose plagë në çdo pjesë të trupit tonë mbyllet shpejt.
[cite]