EPIGRAFIA


EPIGRAFIA
✤ Shkencë që merret me studimin e mbishkrimeve në gjuhë e alfabete që nuk përdoren më sot dhe që zakonisht zbulohen nga arkeologjia. Mbishkrimet mund të jenë me karakter publik (ligje, dekrete) etj., me karakter ,fçtar (kushtime hyjnive etj.) dhe me karakter pri^at. Ato përbëjnë dokumente të dorës së parë qe hedhin dritë mbi historinë politike, besimin, të drejtën, institucionet etj. të së kaluarës. Me interes për studimet shqiptare janë E. grelce e vjetër e romake, E. paleokristiane, E. bizantine dhe osmane. Prania e tyre është e lidhur me pushtimet dhe me futjen e kulturave dhe gjuhëve të pushtuesve në vendin tonë. Midis mbishkrimeve të shumta që janë zbuluar në Shqipëri, një vlerë të veçantë kanë mbishkrimet në gjuhën greke të gjetura në qytetet antike: Dyrrah e Apolloni (gurë varri me emra ilirë etj.) që dëshmojnë për praninë e popullsisë ilire në këto dy koloni greke; mbishkrimet e gjetura në Butrot, Amantia, Bylis, Dimal etj. që hedhin dritë mbi organizimin shoqëror e shtetëror të këtyre qyteteve; mbishkrimet latine me prejardhje nga qytetet që u shndërruan në koloni romake (Skodra, Dyrrahu, Bylisi, Butroti dhe rrethinat e tyre), që na njohin me organizimin provincial romak, rendin shoqëror dhe marrëdhëniet agrare të kësaj kohe. Me interes për periudhën e antikitetit të vonë dhe ndërtimet e bëra në kohën e sundimit të perandorit Justinian janë mbishkrimet paleobizantine të zbuluara në Ballsh. Mesjetës shaiptare dhe princave feudalë shqiptarë i takojnë mbishkrimet e gjetura në Gziq të Mirditës dhe Shëjon të Elbasanit. Duhen përmendur për rëndësinë e tyre dhe mbishkrimet greqisht, sllavisht dhe osmanisht që mbajnë një tok monumentesh kulture dhe që lidhen me ndërtimin e tyre me emrat e mjeshtrave dhe të artistëve që i dekoruan dhe më ndonjë rast edhe me ngjarje historike të veçanta.

(F.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Epigrafia


[cite]